Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka dështuar të mbaj seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte “Plani Zhvillimor Komunal 2025-2033”.

Kryesuesi i seancës, Fehmi Kupina, tha se nuk ka korum të mjaftueshëm për ta mbajtur seancën.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 24 anëtarë, raporton Telegrafi.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të mbajë seancën e thirrur për “PZHPK”

Ndryshe, kryetari Përparim Rama, më herët ka deklaruar se Plani Zhvillimor Komunal po vazhdon të pengohet, derisa ka bërë thirrje që të votohet plani.

“Pas një viti e gjysmë bllokimesh, Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) vazhdon të pengohet – pikërisht nga ata që nuk po duan që qytetarët të kenë qasje, informacion dhe të drejtë fjale për të ardhmen e qytetit”, ka theksuar Rama.

Mes tjerash, Rama ka shkruar se “Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se sot, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pritet të votohet për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Ky votim nuk është për miratimin përfundimtar të planit.