Historia e dashurisë mes Luizit dhe Kiarës, vazhdon të na përballë me situata nga më të cuditshmet.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Artkand”, autori Albatros Rexhaj ka folur për marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës dhe lindjen e ndjenjave të tyre brenda shtëpisë së “BBV”. Ai tregoi se ka qenë mjaft i përfshirë në këtë histori dhe i ka bërë tepër përshtypje sjellja dhe dashuria e Luizit.
Madje, përfshirja e tij shkoi edhe në të tjera nivele. Albatrosi kishte shkruazr dhe recitoi një poezi dedikuar pikërisht ciftit Kiara-Luiz.
“Dashuri e jetës sime mos ta komplikojmë…
Unë kurrë nuk ta lëshoj dorën ty, as ti mos ma lësho mua…
Kaq mjafton….
Gjithçka tjetër është kaluese.”
Albatorisi tregoi edhe se sa reale i duket kjo histori dhe si e ka parë Luizin brenda shtëpisë së BBV.
“Unë kam besuar gjithmonë në dashurinë e Luizit. Në fillim kam pasur ato dilemat e mia si gjithë shqiptarët. Kur e ndiqja Luizin aty, edhe Luizi është artist, vërehet, por ishin ato momentet kur pushonte mes rolit që i kishte dhënë vetes dhe ishte ajo ‘ahhh’ e tij dhe ishte e sinqertë. Aty e kuptoja që ky njeri vërtet kishte krijuar ndjenja të vërteta për Kiarën. Mua më pengonte fakti që njerëzit nuk e pranonin këtë gjë. Unë kam qenë besimtar prej fillimit i kësaj gjëje dhe në momente të caktuara e ndjeja veten si Luizi kur ti duhet ndonjëherë që jo vetëm t’i mbushësh mendjen personit që e do, por edhe gjithë botës që ai ka përreth dhe bëhet shumë më e vështirë, është presion dhe aty kam shkruar disa vargje. Lexuesit e mi e kanë identifikuar për kë e kam fjalën dhe pastaj u desh të thosha po”- tha ai.