Gjykata e Apelit në Slloveni e ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ky i fundit e kishte paditur për shpifje gazetarin Vitomir Petroviq, i cili ia kishte zbuluar skandalin për tërheqjen e mijëra eurove.
Lajmin për “Albanian Post” e ka konfirmuar zyrtari për medie i Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, Mateja Jazbec.
Vendimi për hedhjen poshtë të ankesës së Berishajt është marrë më 7 korrik 2023.
Në përgjigjen e gjykatës është sqaruar se pas vendimit nga trupi gjykues për të rrëzuar padinë private të Berishajt, tashmë është vendosur që edhe ankesa e tij të hidhet poshtë.
Gjykata kishte theksuar se Berishaj nuk ka mundur të vërtetojë asnjë prej pretendimeve të tij, andaj padia për shpifje rrëzohet.