-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Edhe Fushë-Kosova ndalon përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

- Advertisement -

Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e komunës.

“Përfaqësuesit e Komunës së Fushë-Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marrë për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”, theksohet në njoftimin e Komunës, në faqen e Facebookut.

Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mosaplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë, thuhet më tutje./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit