Shkruan: Faton Abdullahu
A nuk po doni me kuptu sepse jeni pak të padijshëm e shumë të zhgënjyer dhe ende me energji negative, apo po bëheni se nuk kuptoni për ta mbuluar kështu naivitetin politik që ju ka pri kur jeni reshtu për ta përkrah qorras këtë Qeveri.
Kur po flasim sot për Manastirin e Deçanit…….
Nuk po e shtrojmë problemin vetëm se a është apo nuk është kushtetues vendimi.
Nuk po flasim se a është bërë nën presion apo jo ky vendim
Nuk po flasim a është dhe sa është e drejtë krejt kjo punë
Nuk po flasim për atë se a u bë me koordinim apo pa koordinim
O inatxhi
Po flasim për dallavere e pafytyrësi në politikën e kësaj qeverie
Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të VV-së
Po flasim për mungesë sinqeriteti në raport me qytetarin
Po flasim për mashtrim në raport me atdhetarizmin
Po flasim për një epokë të re por regresive, që me mashtrim po na qon në shkatërrim.
Çka është e paqartë këtu ?