-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Edhe Burim Meta kundër transferimit të deputetes Doarsa Kica

- Advertisement -

Deputetja Doarsa Kica tashnimë nuk është më pjesë e Listës Guxo, pasi ajo ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në krye me Lumir Abdixhikun.

Pas këtij veprimi të Doarsa Kicës ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se kushdo që synon tjetërsim apo kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politiikë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për LDK-në.

Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kështu ishte mbishkrimi i deputetit në fotografinë e shoqëruar me buzëqeshjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e presidentes, Vjosa Osmani.

Mirëpo jo vetëm, kundër transferimit të Doarsës në LDK, ka dalë edhe deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta, duke e shpërndarë postimin e Pecit.

“Po pra!”, ishte postimi i Metës, shkurtë, por qartë se është i të njëjtit mendim me Faton Pecin.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225081901507076&id=1604659231

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit