Përveç dy kryeopozitarëve, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, për në Amerikë do të udhëtojë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli me anë të një postimi në Facebook.
“Rrugës tani për në Miami. Një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se këto takime nga njerëz të opozitës në SHBA vijnë në një kohë kur ministrave të Kurtit u është thënë nga ambasada amerikane se nuk është koha e përshtatshme që ata të udhëtojnë për në SHBA.