-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Edhe asi, edhe ksi”: PSD-ja ia ngjyros veturën kryeparlamentarit Konjufca (Video)

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot edhe një aksion pranë veturës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Edhe asi, edhe ksi.” – ka shkruar kjo parti në veturën e kryeparlamentarit.

Pamjet i ka ndarë zyrtarja e këtij subjekti politik, Natyra Kuçi.

Ndërkohë, kryeparlamentari Konjufca kishte deklaruar se nuk ka Asociacion, duke shtuar në fjalinë e tij se “nuk ka Asociacion as asi, as ksi”, gjë për të cilën tani po ironizohet shumë.

Vlen të theksohet se para pak ditësh, PSD mbajti një aksion tjetër ku hodhi ëmbëlsirë dhe “milk shake” në drejtim të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit