Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim.”
Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK e AAK.
Ndërkaq nga presidenca kanë thënë se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet.