-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

“Edhe 100 vjet po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje”, si i bënte Berisha karshillëk SPAK-ut një muaj më parë

- Advertisement -

SPAK ka arrestuar mbrëmjen e sotme Jamarbër Malltezin, ndërsa vjehrrit të tij i ka caktuar detyrim paraqitje. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në lidhje me ish-kompleksin Partizani.

Por një muaj më parë, në 22 shtator, Sali Berisha shprehej se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë, ai dhe familjarët e tij.

Nuk dihet çfarë do të thotë sonte Berisha në konferencën urgjente, por ja çfarë deklaronte një muaj më parë teksa fliste për të birin dhe Gërdecin:

“Në çdo kohë. Cilindo. Unë ua kam bërë të qartë këtu. Nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim apo pengesë për çfarëdo lloj hetimi.

Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime ato i bëj vetëm për interesin publik.

Cilindo të thërrasin cdo njeri do të shkojë të japë përgjigje. 

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë zero lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit