24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Ederson acarohet me Cole Palmer, arsyeja: S’di ta ngritë trofeun e Super Kupës

- Advertisement -

derson u acarua me Cole Palmer pasi që ai u përpoq me humor ta mësonte të riun se si duhet t’i tregonte tifozët trofeun e Super Kupës

City e fitoi UEFA Super Kupën kundër Sevillas të mërkurën në mbrëmje në Athinë. Megjithatë, nuk arriti që të fitonte gjatë kohës së rregullt, pasi që u desh ta barazojnë rezultatin pasi që në minutën e 25-të shënoi Youssef En-Nesyri’s 25.

Por, ishte Palmer që erdhi në shprehje për të shënuar golin e barazimit pas një asistimi të Rodri pasi kishin kaluar një orë ndeshje. Ndeshja shkoi me penallti dhe City fitoi për herë të parë titullin pasi që Nemanja Gudelj dështoi për të shënuar nga pika e bardhë.

Kishte skena gëzimi mes futbollistëve të City në stadium pasi që ata morën trofeun e katër më 2023. Futbollistët shkuan në drejtim të tribunave për ta ndarë këtë sukses me tifozët dhe secili futbollist merrte trofeun për ta ngritur lartë. Megjithatë, kur ishte radha e Palmer pati një situatë të siklertshme me Ederson që e shtynte me fjalë pasi që ai mendonte se nuk po e kryente rutinën saktë.

Palmer ishte personi që ndryshoi ndeshjen e Manchester City në Super Kupë dhe duket se ai do të mbetet në klub pavarësisht që ka raporte që ai do të huazohet, me West Ham që lidhet me një kalim të tij. Në fakt, ai ka treguar kualitetet me super golin që shënoi kundër Arsenalit në finale të FA Community Shield ky ishte përsëri zëvendësues.

Palmer shpreson që të luajë një rol edhe më kryesor gjatë sezonit 2023/24 pas një fillimi të mirë. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse ai do të fitojë vendin e titullarit në ndeshjen e së shtunës që City e luan kundër Newcastle United të shtunën.  /Express/

Të ngjashme

Të fundit