Ed Sheeran ka thyer një tjetër rekord në botën e muzikës.
Këngëtari me famë botërore, është shpallur artisti më i dëgjuar i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar dhe hiti i tij I titulluar “Bad Habits” ka qenë kënga që është dëgjuar më shumë nga fansat në krahasim me këngët e tjera.
Ylli i popit është i vetmi artist në historinë e muzikës britanike që ka fituar të dyja vlerësimet në dy vite të ndryshme. Në vitin 2017, Sheeran fitoi mjfat popullaritet me publikimin e albumit të tij “Divide” dhe hitin “Shape Of You”.
Kujtojmë se 31-vjeçari ka qenë artisti më i pëlqyer në Mbretërinë e Bashkuar për katër vite, ndërsa në vitin 2020, Sheeran u rrëzua nga froni nga Dua Lipa.