18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Ecja në shkallët e kryeqytetit gjatë dimrit edhe më sfiduese

- Advertisement -

Qytetarët po ndjehen të rrezikuar gjatë frekuentimit të shkallëve nëpër kryeqytet.

Ecjen po e bëjnë me kujdes të shtuar.

Prishja e këtyre shkallëve tash e një kohë të gjatë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët.

Pasi që këta të fundit po vlerësojnë që nuk janë aspak të sigurta sidomos kur moti nuk është i mirë.

Dikush tjetër ka shpresë që rregullimi i tyre do të bëhet së shpejti.

Përkundër ankesave të shumta që qytetarët kanë adresuar në lidhje me shkallët në afërsi të Postës, dhe pritjes që kanë për rregullim e tyre, për këtë problem asnjëherë nuk pati një plan konkret se si të zgjidhet.

Në gjendje pothuajse të njëjtë shihen të jenë edhe shkallët te stadiumi në kryeqytet, ecja nëpër të cilat gjatë dimrit është mjaft sfiduese.

Pastrimi i tyre nuk është bërë pas rënies së borës.

Ankesa për mos pastrim të shkallëve dhe trotuareve ka pasur mjaft shumë gjatë kësaj kohe, porse nuk ka pasur ndonjë sqarim nga Komuna.

VIDEO

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit