“EA Sports” e ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë ekip rus në edicionin e ri të lojës së FIFA-s.
E gjitha kjo është për shkak të invazionit rus në Ukrainë.
Pos ekipeve, pjesëmarrës në “FIFA23” nuk do të jetë as kombëtarja ruse.
EA Sports është solidarizuar vazhdimisht me Ukrainën dhe luftën duke e ndaluar shitjen e lojërave në Rusi e Bjellorusi.