26.7 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

E zuri muri derisa po punonte, vdes 51-vjeçari në Dimal

- Advertisement -

Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit.

Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një ndërtesë të tij kur muri e zuri dhe i shkaktoi lëndime të rënda, e që nuk mundi të iu bënte ballë dhe humbi jetën në spital.

“Paraditen e sotme në Urgjencën e Spitalit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A.H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Ai ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, kur muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit