Policia në Ferizaj njofton se sonte rreth orës 21 e 30 kanë ndaluar ngasësin e automjetit, N.H, 49 vjeçar, i cili shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Në lidhje me këtë ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor , 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.