16.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

E vodhi një orë në shportin e kontrollit në Aeroport, Policia e kap të dyshuarin pas një muaji

Një rast i vjedhjes ishte raportuar në Aeroport më 17 maj.

Një grua kishte raportuar se orën e saj e kishte marrë dikush në shportën për kontrolle.

Një muaj pas, Policia e ka arrestuar të dyshuarin.

SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ

ANP ”Adem Jashari”/14.05.2025-19:10. Viktima femër kosovare më datë 17.05.2025 kishte lajmëruar se më datën 14.05.2025 gjatë kontrollës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në mesin e disa gjërave personale të vendosura në shportën për kontrollë kishte vendosur edhe orën e dorës të cilën pas kontrollës nuk e kishte gjetur. Lidhur me rastin gjatë hetimeve është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar-udhëtar i cili dyshohet se e kishte marrë orën e viktimës dhe I njëjti është ndaluar me datën 12.06.2025 tek kontrolli I pasaportës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt

Të ngjashme

Të fundit