Kryediplomatja në largim, Donika Gërvalla ka fajësuar ish-presidentin Hashim Thaçi për bllokadën në Kuvend, duke publikuar një pjesë nga incizimet e “Pronto”.
Aty Thaçi dëgjohej duke i thënë Adem Grabovcit fol me “Sllobën”, ku kishte fjalën për Sllobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës atë kohë.
“Fol me Sllobën
Një ndihmë e vogël për të kuptuar arsyet e vërteta të bllokadës në Kuvend.
Një rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar si bëheshin koalicionet në të kaluarën. …” – ka shkruar Gërvalla, pa treguar për cilin Sllobodan bëhet fjalë, atë që ishte deputet në Kuvend.