Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka postuar një fotografi pas dështimit të formimit të Qeverisë.
Në fotografi shihen deputetët e PDK’së dhe ata të Listës Serbe duke votuar kundër qeverisë Konjufca.
“Në harmoni të plotë”, ka qenë mbishkrimi i Haxhiut mbi fotografi, duke nënkuptuar se PDK dhe Lista Serbe janë në të njëjtën vijë.
Në mesin e deputetëve është edhe Sala Jashari, mbesa e komandantit legjendar, Adem Jashari.






