3.7 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

E tmerrshme: Serbia e gëzuar që nëse dënohen krerët e UÇK-së në Hagë “lindë pyetja e shtetit të rremë të Kosovës”

- Advertisement -

Gjyqi në Hagë ka hyrë në fazat përfundimtare ndërsa zyrtarë kyç shtetëror të Serbisë po e shohin si “të një rëndësie të madhe” që ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohen.

Millovan Dreçun, drejtues i Komisionit Parlamnentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, tha se me t’u konfirmuar “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”, siç pretendon Prokuroria e Specializuar, atëherë kjo përkthehet në të mirën e Serbisë dhe pretendimeve të saj ndaj Kosovës.

“Sepse lind menjherë pyetja e shtetit të rremë të Kosovës”, tha ai në Radio Televizionin e Serbisë.

Dreçun tha se personalisht ai ka punuar shumë “që të ngritet ky gjyq, dhe kjo aktakuzë” dhe se ka mbledhur “prova dhe fakte” dhe për t’ia dorëzuar ato Prokurosisë së Specializuar së Hagës “me të cilët kam bashëpunuar:”

“Është shumë e rëndësishme që ata të denohen, që kualifikimi i ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’ të verifikohet (me vendim) nga paneli gjyqësor. Dhe vetëm atëherë do të lind menjëherë pyetja: cila është baza e shtetit të rremë të Kosovës. Aktakuza thotë se të githë anëtarët e UÇK-së terroriste morën pjesë në atë ndërmarrje, prej selisë kryesore deri te, siç thonë ata, te ushtari i fundit.

Për vite me radhë kam punuar për ta sjellë këtë gjyq, për ta sjellë ngritjen e kësaj aktakuze. Juve ju kujtohet kur e formova një grup pune që u mor me faktet dhe provat e mbledhura. Vendosa bashkëpunim me zyrën e Prokurorit të Specializuar; dhe, qysh atëherë, e pashë se çështja në aktakuzë do të ishin ndalimet e paligjshme dhe organizimi hierarkik i UÇK-së”, tha Dreçun.

Të ngjashme

Të fundit