24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

E tmerrshme! Disa të rinj në Lipjan, i dëmtojnë qëllimshëm ulëset në fusha të sportit

- Advertisement -

Një video është publikuar nga faqja zyrtare e komunës së Lipjanit, e ku shihen disa të rinj duke dëmtuar qëllimshëm ulëset në fusha të sportit në këtë komunë.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës Imri Ahmeti. Ai tha se kjo është një sjellje e papranushme dhe që duhet të dënohet.

“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit