Dramës për Instagramin zyrtar të Luiz Ejllit i erdhi fundi
Kjo pasi që e fejuara e banorit të shtëpisë më të njohur Big Brother VIP Albania për momentin, Kiara Tito e ka lajmëruar këtë me një postim që ka bërë në storyn e saj.
“E vetmja faqe zyrtare! @itsluizejlli”, ka shkruar Kiara, e cila pranoi të jetë gruaja e Luizit pasi që ky i fundit i propozoi asaj gjatë kohës sa ishte në shtëpi.
“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruan në postimin e parë që është bërë në këtë faqe të Instagramit.
Për më shumë së 20 minuta faqja ka arritur që të këtë 34.100 ndjekës në Instagram.
Kujtojmë së më parë një faqe e Luizit që kishte arritur 670 mijë ndjekës dhe ishte hapur nga një mike e Luizit me emrin Jurgena është shlyer, derisa Luizi kishte kërkuar që kjo faqe të kalojë në menaxhim të Top Channel.