Drejtori i AC Milanit Furlani thotë se sulmuesi Rafael Leao nuk do të largohet në këtë afat veror.
Portugezi është lidhur me kalimin në “Camp Nou”, me raportimet që shtonin se Barcelona mund t’i ofrojë Milanit lojtarë në shkëmbim.
Sidoqoftë, Furlani ka konfirmuar se gjasat që një situatë e tillë të ndodhë janë minimale.
“Rafa Leao nuk do të largohet nga Milani në këtë verë”.
“Transferimi te Barcelona? Nuk ka shanse. Në asnjë mënyrë. Ai nuk do të largohet nga klubi, 100 për qind e vendosur”.
“Nëse Rafa kërkon largimin? Ai nuk do ta kërkojë largimin. Mendoj se mesazhi im është i qartë, jo?”, tha ai ndër të tjera.
Kësisoj, Barcelona duhet të shqyrtojë opsione tjera si Federico Chiesa apo edhe Kingslay Coman.
Barcelona gjatë tërë verës e kishte prioritet afrimin e Nico Ëilliams, megjithatë ky i fundit s’ishte i interesuar për kalimin te blaugranasit.