12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

E telefonuan Diddy-n në burg, fëmijët e emocionojnë reperin

- Advertisement -

Reperi amerikan Diddy festoi dje (4 nëntor) ditëlindjen e tij të 55-të, por prapa grilave.

Artisti prej disa kohësh ndodhet në burgun e Bruklinit, ku mori një ftesë speciale. Përkatësisht, fëmijët e tij, përfshirë djalin Justin Dior Combs, e kanë uruar për ditëlindjen e tij përmes telefonit.

Në një video të postuar nga Justini në Instagram, fëmijët e Diddy janë mbledhur rreth një torte. Vajza më e vogël, Love, këndoi një këngë tradicionale për ditëlindjen dhe në emër të tij fryu qiriun. Më pas reperi u dëgjua në telefon, duke u thënë fëmijëve se i do dhe është krenar për ta.

“Faleminderit që jeni të fortë. Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje dhe më keni mbështetur. Kam familjen më të mirë në botë. Jam i lumtur për këtë festë, shihemi pas disa ditësh”, tha Diddy. Regjistrimi i Justin-it mblodhi shpejt pothuajse 80.000 pëlqime dhe shumë shpejt filluan të pasonin komente të shumta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit