Home Lajme E tejkalon shpejtësinë, ngasësi gjobitet me 500 euro

E tejkalon shpejtësinë, ngasësi gjobitet me 500 euro

0
E tejkalon shpejtësinë, ngasësi gjobitet me 500 euro

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar një ngasës automjeti, i cili në zonën e kufizimit 40 kilometra në orë po zhvillonte shpejtësi 92 kilometra në orë.

Policia ngasësit të automjetit për tejkalim shpejtësie i ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative.

Po ashtu, ka shqiptuar masën mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në Kosovë.

Exit mobile version