2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

E sulmoi një të mitur dhe i shkaktoi lëndime, Policia e shpallë në kërkim këtë person

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një person me dyshimet se i njëjti e ka sulmuar fizikisht një të mitur duke i shkaktur lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur sot një muaj, saktësisht me 7 qershor të këtij viti.

Komunikata e plotë:

Kërkohet një i dyshuar për “Lëndim të rendë trupor’

Prizren, 07 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim I rënde trupor” që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit