-1.3 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

E sqaron Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk shpërndahen, nuk llogariten

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se votat të cilat iu takojnë partive që nuk e kalojnë pragun, ato më nuk shpërndahen e as nuk llogariten.

E plotë:

Tashmë që rezultatet e vendvotimeve të rregullta në Kosovë pothuajse janë përfundimtare, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është:

1. LVV – 47 deputetë

2. PDK – 25 deputetë

3. LDK – 20 deputetë

4. AAK – 8 deputetë

Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal.

Derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara). Specifikisht:

• Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë.

• Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë.

• Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate.

Përndryshe, votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit