26.4 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset – shumë kompani në errësirë, mijëra vende pune në rrezik

- Advertisement -

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar ashpër KEDS dhe ZRRE, duke thënë se ato kanë nisur çkyçjen masive të qindra bizneseve nga energjia elektrike, veprim që përshkruhet si “arbitrar, represiv dhe shkatërrues për ekonominë e Kosovës”.

Sipas AKB-së, ky veprim vendos në rrezik mijëra vende pune dhe shkakton humbje në dhjetëra miliona euro. “Shantazh ndaj sektorit privat nuk do të tolerohet”, thuhet në reagimin e Aleancës. AKB kërkon ndalim të menjëhershëm të çkyçjeve, shtyrje të afateve dhe ndërhyrje urgjente të Qeverisë, duke bërë të ditur se mbi 400 njësorë janë ndërprerë automatikisht dhe të tjerëve pritet ndërprerja në mënyrë manuale.

“Nëse nuk ndalet ky abuzim, AKB paralajmëron masa demokratike për mbrojtjen e bizneseve dhe ekonomisë së vendit”, përfundon komunikata e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Të ngjashme

Të fundit