Erling Haaland dhe Manchester City janë në garë për të fituar tripletën këtë sezon (Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Kupën), të cilat mund të sjellin bonuse marramendëse për sulmuesin norvegjez.
Haaland ka pasur një sezon debutues rekord në Angli, me golat e tij që ndihmuan për të siguruar që Manchester City të mbetet në kërkim për të arritur tre titujt kryesor. Sulmuesi është gjithashtu në rrugën e duhur për disa bonuse të majme nëse City fiton trofe këtë sezon.
Sipas talkSPORT, Haaland do të fitojë 1.26 milionë dollarë për fitimin e Premierligës dhe të njëjtën shumë nëse skuadra e Pep Guardiolës ngre trofeun e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi do të fitonte edhe 442,000 dollarë nëse City fiton Kupën FA dhe gjithashtu do të marrë të njëjtën shumë nëse, siç pritet, ai fiton çmimin Këpucës së Artë të Premierligës.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Haaland tashmë duket se e ka përfunduar garën për Këpucën e Artë. Sulmuesi shënoi një golin e 35-të në Premierligë kundër West Ham, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të elitës angleze të mbajtur nga Alan Shearer dhe Andy Cole. Sulmuesi i Cityt kryeson listën e golashënuesve dhe është nëntë gola para kundërshtarit më të afërt, Harry Kane.
Golat e 22-vjeçarit gjithashtu e vendosën atë në garë për të fituar Topin e Artë 2023. Nëse Haaland e merr Topin e Artë, atëherë ai do të fitojë një bonus tjetër prej 1,26 milionë dollarë nga Manchester City.

Haaland dhe Manchester City përballen me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu të martën.