-0.4 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

“E shitni veten”, Sara Hoxha tronditet nga komenti i një ndjekësi

- Advertisement -

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka përjetuar së fundmi një përvojë të pakëndshme në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu.

Një postim që duhej të ishte i mbushur me dashuri dhe emocione ka shkaktuar një valë sulmesh dhe ofendimesh nga një ndjekëse.

Sara ka zgjedhur të reagojë publikisht, duke ndarë në InstaStory komentin e plotë.

 Foto: Instagram

Komentuesja ka përdorur gjuhë urrejtjeje, përfshirë akuza dhe fyerje personale, duke sulmuar identitetin e Sarës dhe origjinën e saj, si dhe rolin si nënë.

Sara, e indinjuar nga kjo situatë, ka shpjeguar se shpesh mendon t’i fshijë këto komente për të ruajtur energjinë e saj në Instagram, por vendos t’i lërë publike për të treguar se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët që shkruan.

“Lexoj shpeshherë komente që më shokojnë dhe shpeshherë bëhem gati t’i fshij se nuk e dua këtë energji në Instagramin tim, por gjithmonë i lë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu ose kudo në social media”, tha ajo.

Blogerja ka përfunduar reagimin me një mesazh të fortë për karmën dhe pasojat e urrejtjes.

“Është e shëmtuar të lexosh këto komente në një video emocionuese ku bëhet fjalë për ditëlindjen e gocës. Ça keni mor Zot? Si nuk e kuptuat akoma që po nxoret vetëm mllef dhe të këqija, ashtu do ju bëhet jeta juve, jo mua”. 

Të ngjashme

Të fundit