Rron Gjinovci është analist dhe ish-moderator, i cili njihet për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Por në një status të fundit, Gjinovci ka bërë një gjë që rrallë shihet në statuset e tij.
Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Më saktësisht, idenë e Kurtit për rrugën që lidhe Prizrenin me Tetovën, e cila parashikohet të kushtojë 200 milionë euro.
Gjinovci shkroi se Kurti është rrugës së Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, që ishte një nga rivalët më të mëdhenj të Kurtit.