-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

E rrallë, kryeministri Kurti sot merr pjesë në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë

- Advertisement -

Sot në Komunën e Podujevës do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përveç zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ishte prej kritikeve më të mëdhenj të Rugovës.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zbulimi i kësaj shtatore do të bëhet në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

Ceremonia do të fillojë nga ora 13:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit