Surprizat luksoze, të kuruara deri në detaj, kanë ngritur një pyetje që tashmë po qarkullon kudo: kush është personi që po i organizon këto befasi për të?
Fillimi i festimeve ndodhi në jug të Shqipërisë, ku Luana shijoi një ditëlindje në një vilë luksoze pranë bregdetit. Hapësira ishte transformuar në një skenë përrallore: qindra, madje mijëra trëndafila të kuq dhe rozë zbukuronin çdo cep, ndërsa pishina dhe ambienti përreth krijonin një atmosferë romantike dhe elegante.
Por surprizat nuk përfunduan aty. Vetëm pak ditë më vonë, gazetarja Elona Duro ndau në rrjetet sociale pamje të tjera nga banesa e Luanës në Tiranë, ku kati i saj ishte sërish i mbushur me trëndafila, duke krijuar një tjetër moment magjik.
Ky gjest i bujshëm ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, ku fansat përpiqen të zbulojnë identitetin e personit që qëndron pas këtyre befasive të shndritshme.
Derisa misteri mbetet ende i pazgjidhur, një gjë është e qartë: Luana Vjollca po e shijon këtë kapitull të jetës së saj të rrethuar nga dashuria, luksi dhe vëmendja e publikut. /Telegrafi/