5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

E rrahu të dashuren dhe e mbajti tri ditë të mbyllur në dhomë, arrestohet ferizajasi

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person me iniciale A.Sh. 29 vjeç, pasi i njëjti dy ditë më parë i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me iniciale M.A, 30 vjeç dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi.

Sipas policisë, viktima M.A, kishte arritur t’i njoftojë fqinjët e saj të cilët më pas e kanë lajmëruar policinë.

“Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari A.Sh, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

Rasti, sipas policisë, është cilësuar “Dhunë në familje dhe Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit