Home Lajme E rrahu gruan, serbit nga Gjilani Policia i sekuestron “altileri” armësh

E rrahu gruan, serbit nga Gjilani Policia i sekuestron “altileri” armësh

0
E rrahu gruan, serbit nga Gjilani Policia i sekuestron “altileri” armësh

Policia e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se një qyetari i Kosovës, i nacionalitetit serb, në Gjilan ishte lajmëruar në Polici nga bashkëshortja e vet, për dhunë fizike. E njejta ka pranuar tretman mjekësor thuhet në këtë komunikatë. Por, diçka tjetër doli të jetë po aq shqetësuese.

Serbi nga Gjilani, në shtëpi po mbante “altileri” armësh.

Policia ia ka sekuestruar armët, e me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, 06 maj 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, hetues policor nga Stacioni Policor Partesh me datën 05.05.2023 gjatë intervistimit të të dyshuarit N.P. (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar serb) për një rast të dyshimit të sulmit fizik ndaj bashkëshortes së tij e cila ka pranuar tretman mjekësor, ka lindur dyshimi i bazuar se i njëjti posedon armë.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse ku janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën:

• Një (1) revole e tipit VZOR 50 Cal,

• Një (1) revole e tipit Cervena Zastave e kalibrit 7.65mm,

• Një (1) pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62mm,

• Një (1) pushkë e tipit M48,

• Dyqind e njëzet e nëntë (229) fishekë të kalibrit 7.9mm,

• Dyqind (200) fishekë të kalibrit 7.62mm,

• Njëzet (20) fishekë të kalibrit 7.65mm

• Një (1) mbrojtës për tyta dhe

• Një (1) brushë për pastrim të armëve.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Dhunë në familje’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor.

Exit mobile version