Home Lajme E ripërsërit Bislimi: Bëmë kompromis kur pranuam marrëveshjen, s’ka as njohje, as s’është përfundimtare

E ripërsërit Bislimi: Bëmë kompromis kur pranuam marrëveshjen, s’ka as njohje, as s’është përfundimtare

0
E ripërsërit Bislimi: Bëmë kompromis kur pranuam marrëveshjen, s’ka as njohje, as s’është përfundimtare

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përsëritur se Kosova bëri kompromis me Marrveshjen Bazë

Ai sipas “REL”, ka deklaruar sërish që Kosova nuk mori as njohjen e ndërsjelltë, dhe se kjo marrëveshje nuk ishte as përfundimtare.

“Kosova ka bërë kompromis kur e ka pranuar Marrëveshjen e cila as nuk është përfundimtare e as nuk e ka njohjen e ndërsjellët” – citohet të ketë thënë ai.

Po ashtu, ai ka folur edhe për Asociacionin, duke thënë se propozimin e kryeministrit Kurti e refuzuan pa e lexuar fare.

Këtu, sipas tij, “erdhën në përfundim se nuk ka paanshmëri.

“Propozimi i kryeministrit Kurtit ishte refuzuar pa u lexuar fare. U quajt si joreal. Kosova nuk mund të jetë neutrale ndaj statusit të vet. Kërkuam propozimin e palës tjetër për të kërkuar kompromisin. Na u dha një dokument që ishte i përgatitur edhe para marrëveshjes dhe që fliste vetëm për Asociacionin. Këtu erdhëm në përfundim se nuk ka paanshmëri” – ka thënë ai.

Exit mobile version