-5 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

E rëndë: Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë (VIDEO)

- Advertisement -

Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i cili është rrokullisur dhe si pasojë drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”.

“Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani.

 

 

Të ngjashme

Të fundit