6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“E rëndë të shohësh disa që harrojnë se kush na mundësoi lirinë”, Selimi përkujton 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

- Advertisement -

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka përkujtuar afrimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

Selimi e cilësoi ndërhyrjen si një moment kyç në histori, duke ndalur gjenocidin dhe duke e çliruar Kosovën nga shtypja.

Në postimin e tij në Twitter, Selimi e quajti ndërhyrjen e NATO-s si “ndërhyrjen më të suksesshme humanitare në historinë moderne”.

Postimi i plotë:

“Në 8 ditë do të shënojmë një çerek shekulli nga ndërhyrja e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit që ndaloi gjenocidin dhe çliroi Kosovën. Ndërhyrja humanitare më e suksesshme në historinë moderne. Është tejet e trishtueshme të shohësh disa që harrojnë se kush na mundësoi vetë lirinë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit