Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë sot, ku një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete, brenda një makine.
Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë, ndërkohë që sipas “Abc News” fëmija është gjetur në garazhin e makinës, aty ku i është i mbyllur brenda automjetit.
Ai ka qenë bashkë me babain në këtë garazh, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis, ndërkohë që mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës. Babai është shprehur se ishin duke hequr baterinë e automjetit.