E rëndë në Gjermani: Nënë dhe fëmija 3 vjeçar nga Kosova humbin jetën tragjikisht në aksident

- Advertisement -

Sipas autoriteteve në Konstanz, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit, kur një kamion i rëndë ka dalë nga kontrolli, dyshohet për shkak të një problemi shëndetësor të shoferit.

Kamioni fillimisht është përplasur me disa vetura të parkuara dhe më pas ka dalë në trotuar, ku ka goditur për vdekje nënën dhe fëmijën e saj që ndodheshin aty. Fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të rënda, shkruan Bild.

Nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë, disa prej tyre në gjendje serioze, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.

Ndërkohë, shoferi i kamionit ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve

Të ngjashme

Të fundit