Ka ndërruar jetë djali i vetëm i veteranit të UÇK-së, Behxhet Hetemi, nga Bistricë e Shalës, Flamur Hetemi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim në Facebook, shkruan Scanner.
Lladrovci ka shkruar se ai ishte djalë i vetëm dhe ishte familjar i heroinës, Fatime Hetemi, që kishte rënë së bashku me Fehmiun e Xhevën!
Postimi i plotë:
Lajm i trishtueshëm, Flamur Hetemi paska ndërruar jetë, biri i vetëm i veteranit të UÇK–së, Behxhet Hetemi, nga Bistricë e Shalës.
Ky lajm na preku pa masë, sepse për familjen tonë, heroina Fatime Hetemi, ka qenë e pandarë nga rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës.
Familje Hetemi, ngushëllime, mbahuni të fortë. Në këtë dhimbje të madhe, nuk jeni vetëm!