Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë ku 63-vjeçarja Fatime Suli është gjendur e pajetë në kanal. Suli ishte zhveshur nga mesi e poshtë dhe ishte mbuluar me gjethe, 1 km larg shtëpisë së saj.
Shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë një konflikt që e ndjera kishte pasur me fqinjin e saj, Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është vënë sot në pranga. Kanë qenë kamerat e sigurisë që ishin instaluar në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë që kanë filmuar të gjithë ngjarjen e kanë zbuluar se autori ishte pikërisht Marra.
Ky i fundit rezulton të kishte bërë edhe krushqi me Sulin. 58-vjeçari ishte divorcuar nga e shoqja dhe jetonte vetëm ne banesë.