16.5 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

E rëndë: Kjo është 27-vjeçarja që u godit në kokë me gurë nga jashtë trenit në lëvizje – dërgohet urgjent në QKMF-Drenas

- Advertisement -

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grabovc të Drenasit, ku një pasagjere është lënduar rëndë si pasojë e një goditjeje me gur, ndërsa ndodhej në një tren që ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, më 03.05.2025, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte lënduar dhe kërkohej ndihmë mjekësore urgjente në Stacionin e Trenit në Drenas.

Zyrtarët policorë dhe autoambulanca kanë intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se e lënduara është Sh. Tahiraj, 27 vjeçare, nga Terdeci i Drenasit, e cila ka pësuar lëndime në kokë, pasi u godit nga një gur i hedhur nga persona të panjohur, nga jashtë trenit.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur treni ishte në lëvizje, në afërsi të fshatit Grabovc, ndërsa viktima është transportuar për trajtim në QKMF Drenas.

Për rastin është informuar edhe Stacioni Policor në Obiliq, që mbulon juridiksionin ku ndodhi incidenti. Hetimet janë në vijim për të identifikuar autorët e këtij sulmi të rrezikshëm.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja rreth këtij rasti shqetësues.

Më shumë nga interneti
Për vetëm 39 €, ktheni gëzimin në jetën tuaj të dashurisë me ndihmën e këtyre kapsulave. Gruaja juaj do të jetë mirënjohëse.

Pamje:

Shpërndaje

Të ngjashme

Të fundit