28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

E rëndë: Goditet me armë zjarri, vdes 5-vjeçari në Vushtrri

- Advertisement -

Një 5-vjeçar ka vdekur pasditen e së shtunës pasi është goditur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. I njëjti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjendur një gëzhojë dhe një pistoletë.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë  nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur”, njoftoi Zahiti.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë”, njoftoi më tutje ai.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.

Të ngjashme

Të fundit