Një familje prej 4 anëtarësh dhe motra e zonjës së shtëpisë janë hedhur nga kati i 7-të i apartamentit të tyre në Vaud të Zvicrës.
Dje rreth orës 7 të mëngjesit, kryefamiljari, gruaja e tij bashkë me motrën binjake dhe dy fëmijët e çiftit kanë marrë vendimin ekstrem dhe janë hedhur nga lartësia e banesës.
Ngjarja solli katër viktima dhe një të lënduar në gjendje të rëndë. Kryefamiljari dhe gruaja e tij bashkë me motrën binjake dhe vajzën 8 vjeçare humbën jetën, ndërsa djali 15 vjeçar i çiftit ndodhet në gjendje kritike.
Nuk dihet ende pse familja mori këtë hap, por policia po heton për të zbardhur ngjarjen tragjike.