7.2 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

E rëndë: 26-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor kryen abort në QKUK, dyshohet se u dhunua

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik së fundmi, pasi dyshohet për një vepër penale të dhunimit, që ka çuar në ndërprerjen e një shtatzënie. Mëngjesin se djeshëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua e moshës 26-vjeçare ka kryer abortin e një shtatzënie 6-javëshe, me kërkesë të saj.

Siç raporton Sinjali, autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje, pasi viktima dyshohet të ketë qenë viktimë e dhunës seksuale.

Sipas raportit mjekësor, viktima është e diagnostikuar me çrregullime të rënda të shëndetit mendor, duke përfshirë retardim mendor me ndryshime psikike.

Për këtë arsye, rasti është raportuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Dhunimi”, e sanksionuar sipas nenit 227 të Kodit Penal.

Hetimet janë duke u zhvilluar dhe rasti i është referuar Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Gjilan.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar të dyshuarin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit