Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndërruar jetë në moshë të re, Diellza Leku nga Baica e Drenasit.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.
Nuk dihen arsyet, por sipas burimeve të Scanner, ajo deri dje në mëngjes ka qenë në spital, ku është liruar nga spitali.
Mësohet se ajo punonte si edukatore në një kopsht privat në Drenas.
Për vdekjen e saj, ka reaguar edhe kopshti “Bambi”, ku e ndjera punoi.
Reagimi i plotë:
Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e pranuam lajmin se u nda nga jeta kolegeja jonë e çmuar Diellza Leku.
Do të të kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e madh në profesion dhe për edukimin e fëmijëve.
Zoti të deshti më shumë dhe të mori pranë vetes. Pusho e qetë në amshim engjull!
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegeve!
Të pikëlluar, drejtoresha dhe stafi i Kopshtit Bambi.