Në skenën e “Dancing With The Stars” të premten ka pasur garë mes dy grupeve të udhëhequr nga aktori Roerd Toçe dhe modelja Juliana Nura.
Grupi i kësaj të fundit u shpall grupi humbës dhe si rrjedhojë, çiftet e këtij grupi u detyruan që të viheshin sërish në garë – ku i eliminuar rezultoi gazetari Ronaldo Sharka.
Pas performancës së grupit, atyre iu transmetua një klip, i cili shfaqte momentet e tensionuara gjatë provave, ku personazhet VIP dhe balerinët kanë debatuar ashpër mes vete.
Nga klipi vërehej se këngëtarja Fifi ka sharë në një moment kur Juliana e ka marrë fjalën, teksa Eni Shehu ka pasur gjithashtu kontradikta me bukuroshen nga Kosova.
Ai madje në një moment e ka quajtur atë “të çmendur me kartelë”, gjë e cila e ka vënë atë në siklet në momentin kur është transmetuar klipi.
“Dua t’i kërkoj ndjesë personi që e kam thënë atë, por për një arsye shumë madhore nuk dua ta përmend se pse doli ajo fjalë nga goja ime. Ishte një veprim shumë acaruyes në atë moment dhe unë për të mbrojtur partneren time (sepse iu drejtua partneres time) dhe për ta qetësuar atë dhe mbrojtur dhe më shkau ajo fjalë”, tha Eni.
Debatet më pas kanë vijuar mes Fifit dhe Ilir Shaqirit, ku ky i fundit ka thënë se në balet duhet disiplinë dhe punë, dhe jo debate.