Georgina Rodriguez ia ka dedikuar postimin e fundit në rrjetet sociale partnerit të saj, Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja publikoi fotografi nga aeroplani privat, një selfie me syperyllin portugez dhe një tjetër imazh nga një veturë.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/06/g3.jpg)
“Para disa ditësh me mashkullin e ëndrrave të mia”, ishte përshkrimi që zgjodhi Georgina, ndërsa futbollisti ia ktheu me simbolin e ‘zemrës’.
Fansa të shumtë reaguan në komente duke i quajtur si çiftin më të mirë të ditëve të sotme.
Megjithatë, edhe pse Georgina shfaqej me një fustan të thjeshtë dhe atlete, me të cilat rrallëherë shfaqet në publik, vëmendjen e morën stolitë e shtrenjta që shiheshin në çdo fotografi dhe disa e kritikuan për këtë.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/06/g2.jpg)
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/06/g1.jpg)
“Mos u shqetëso, i shohim stolit”; “Le të jenë stolitë në plan të parë”, “Mashkulli i ëndrrave të saj? Mendoj se në radhë të parë janë diamantet”; “Kjo më duket më shumë si një reklamë ore”; “Georgina, bëhu e sinqertë. I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë në këto fotografi” – ishin disa prej reagimeve.