3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

E quajti “i papjekur”, Gashi ia kthen Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë që ta thashë

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste.

Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”.

“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për një fjalë”, tha Gashi.

“Dobët zotëri sepse ti e ke kallë këtë vend, dobët sepse ti i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, shtoi ai.

🔴Kurti e quan ” të papjekur” Gashin, reagon Abdixhiku: Ruani qetësinë kur flet për deputetët e LDK-së

Posted by Gazeta SCANNER on Monday, February 13, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit